Emisioni i sotëm i “Për’puthen” ka nisur me debatin e Anës dhe Melisës, për shkak të takimit të kësaj të fundit me Fationin.
Vlen të theksohet se Ana ka shprehur hapur dashurinë e saj që ka për Fationin. Të dyja palët nuk binin dakord, dhe Melisa në nerva e sipër i tha Anës: “Po rri se burri të iku nga krevati, s’ta mori dashnorja, mos fol këto gjëra kot tani”, ndërsa Ana iu përgjigj dukë thënë se “Ti je askushi të flasësh për ndjesitë e mia”.
Ndërkohë, Melisa nuk e la me aq dhe vazhdoi duke shtuar se “As ti s’je askushi të flasësh për gjërat e mia.” Në këtë moment ndërhyri dhe opinionisti Arjan Konomi i cili i doli në mbrojtje Melisës duke thënë se:
“Po e ak uzoni pa të drejtë Melisën këtu. Ajo nuk ka ardhur për t’ju respektuar juve, por për të respektuar dëshirat e saj. Edhe nëse ka provokuar mirë ka bërë se ka lu ft uar për atë që do.”