E ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ishte balerina e njohur Adela Lami.
Tema e sotme se çfarë pëlqejnë burrat tek gratë dhe gratë tek burrat. Sipas një studimi burrat në moshë më të madhe janë më tërheqës për femrat, këtë e ka aprovuar edhe e ftuara, Adela Lami.
“Mund të takosh njerëz të ndryshëm ëshë një djalë i ri dhe një djalë në moshë më të madhe ose burrë, mund të kenë të njëjtën formë dashurie për ty, por një djalë i ri nuk ka të njëjtën mënyrë trajtimi që mund të të bëjë ky burrë që ka krijuar këtë lloj ekperience.
Pra në një farë moshe, mashkulli di ta trajtojë femrën shumë më ndryshe, shumë më mirë dhe kjo është e vërtetë”, tha ajo.