Lajme

Ju lutet Elvis Naçi, shqiptarë viheni dorën në zemër këta dy prindër kanë larë spitalin me lot, rrëqethin: Djali ynë i ka orët e numëruara na ndihmoni ta shpëtojmë!

Nga spitali Pediatrik në QSUT prindërit e Ildisit, foshnjës tre muajsh ishin në një lidhje direkte me studion e “Shqiptarët për shqiptarët”.

Spitali i Pediatrisë - Tiranë

Për ditë të tëra ata enden korridoreve të pediatrisë, e ëma e tij Loresa duke lotuar se gjendja e djalit është e rëndë pasi sapo e kishte vizituar dhe kishte komunikuar me mjekët pediatër. Foshnja, i cili po trajtohet me oksigjen nuk mund të rezistojë më shumë ditë në këtë gjendje madje atij po i numërohen edhe orët.

“Sa dola nga djali dhe gjendja e tij është e rëndë, nuk po reziston dot më, ju bëj thirrje shqiptarëve me zemër që ai fëmijë të shpëtojë, tani nuk po reziston do i ishte një mrekulli nëse djali nesër do mundej të nisej për në Turqi”, tha e ëma e Ildisit në lidhje direkte nga pediatria në studion e shqiptarëve.

Elvis Naçi shpreson se brenda natës së sotme do të mblidhen paratë e operacionit dhe se i komunikoi Lorisës se kanë marrë kontakte me avionin sanitar për të ardhur që nesër në Rinas pasi koha nuk premton. Gjithçka varet nëse shqiptarët do të grumbullojnë shumën prej 45.000 euro.

MË TË LEXUARAT

To Top