Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Nallbani ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, por ka sq aruar se programi ka qenë xhiruar ditë më parë.
“Edhe unë sikundër ju do ta ndjek si spektatore (programi është xhiruar pak ditë më herët). Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me Covid prandaj, jam izoluar e shpresoj që t’i rikthehem normalitetit së shpejti. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Nallbani.