Dje (e shtunë) në mbarë trevat shqiptare është kremtuar festa e flamurit. Emra të njohur kanë shprehur urimet e tyre për këtë festë, duke u dëshiruar bashkëkombësve të tyre një 28 nëntor sa më të veçantë.
Urime për festën e flamurit shprehën edhe yjet shqiptarë me famë ndërkombëtare si: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha. Një urim i veçantë nuk ka munguar edhe nga artistja tjetër e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max.
Kjo e fundit publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqej e veshur kuq e zi, teksa në një tjetër publikoi një pamje të flamurit kombëtar.