Rozë

Nuk i ka festuar asnjë datëlindje vajzës nga varfëria, sot i bëri surprizë te Ardit Gjebrea të bijës: Ishim aq fukarenj sa 9 muaj m’i hoqën dritat…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe problemet që ka hasur ai dhe familja e tij për shkak të varfërisë.

Dhimbja nuk do të kalojë asnjëherë”, Ardit Gjebrea, flet në studio për humbjen e nënës – ArkivaNews

Ai tregon se ishin të varfër dhe kishin një shtëpi shumë të shka tërruar dhe sa shi binte jashtë, binte dhe brenda. Madje ai tregon se vajzën e tij Rajmondën e mbulonte me plastmas natën që të mos lagej nga shiu.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për lidhjen tënde me Rajmondën.

Besniku: Rajmondën e kam vajzën e parë, ishte gëzimi i parë i jetës sime e cila erdhi në jetë në një kohë të shkurtër kur v di q dhe vëllai im. Ishim shumë fukarenj dhe për arsye të fukarallikut na i prenë dhe dritat 9 muaj që korenspondoi me lindjen e vajzës.

Mëngjes për mëngjes gruaja ia pastronte hundët nga tymi i qiriut. Në atë koha bleva një shtëpi me dy dhoma, lekët i mora borxh. Shtëpia ishte copë copë, sa shi binte jashtë, aq shi binte dhe brenda. Për dy vajzat sigurova një krevat marinari që i vija në gjumë në darkë dhe kur binte shi, vajzës i vija dhe një plastmas për ta siguruar që mos i binte uji sipër. Në mëngjes kur ngrihej, ishte lagur tapeti, rrugica.

Ardit Gjebrea preket nga historia e gruas: Mundohem t'i mbaj lotët kur iu dëgjoj

MË TË LEXUARAT

To Top