Pak ditë më parë një konkurrent i ri iu bashkua emisionit “Përputhen”. Ai quhet Atdhe, një djalë nga Kosova që ka jetuar me vite të tëra në vende të ndryshme të Evropës.
27-vjeçari mori menjëherë vëmendjen dhe pëlqimin e vajzave të “Përputhen” me pamjen e tij fizike. Që në ditën e tij të dytë në emision, ai u ftua në takim nga Ana.
Së fundmi, Atdheu ka publikuar një foto krah nënës dhe vëllait të tij. 27-vjeçari dhe i vëllai kanë një look shumë të ngjashëm dhe janë të dy shumë të pashëm, siç mund t’i shikoni në fotot e mëposhtme: