Lajme

(Video) U martua me një burrë me ngjyrë, flet shqiptarja që jeton në Kanada: Në fillim nuk e donin se nuk ishte shqiptar

Arjola jeton prej vitesh në Kanada, ku dhe është njohur me bashkëshortin e saj Obie-n. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Arjola rrëfeu se si lindi historia e tyre e dashurisë teksa tha se njihen që nga shkolla e mesme.

Meine ultimativen Kanada Tipps für eure große Reise | Urlaubsguru

Arjola, që tashmë është bërë nënë e një vajze, rrëfeu se dashuria e tyre është përballur me shumë sf ida për shkak të paragjykimeve. Ndër të tjera, ajo zbuloi dhe disa nga gatimet e preferuara shqiptare të partnerit të saj si fasulet, fërgesa dhe qoftet.

“Jemi njohur 17 vite më parë bashkë, jemi njohur në shkollë të mesme në Toronto. Kemi ardhur me prindërit dhe dy motrat në ’99-ën. Mund të them se 6 vitet e para nuk ishte pranuar për arsye se Obie nuk ishte shqiptar, ishte një djalë me ngjyrë gjë që ka shumë paragjykime tek shqiptarët.”, tha ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top