Historiania Eleni Kocaqi e ka quajtur karikaturë në “Shqipëria Live” shtatoren e Heroit Kombëtar Skënderbeu, të vendosur në mes të Prizrenit me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë.
Sipas saj, shtatorja e Skënderbeut dhe Adem Jasharit duhet të hiqen sepse kanë dë mtuar shumë figurën e tyre.
“Mjekra shumë e gjatë, shtati shumë i dobët, mjekra e kthyer në atë mënyrë. Nëse do të krahasojmë Skënderbeun në Shqipëri, aty kemi një Skënderbe si të lodhur të p lakur. Dë mton imazhin historik të figurave, duken më shumë si karikatura dhe jo skulptura, duhet të hiqen nga aty dhe të vendosen me një grup pune”, tha ajo.
Tema e sotme në emision erdhi pas shumë reagimeve nga qytetarët apo ekspertët për skulpturën që kushtoi plot 70 mijë euro.