Rozë

(Pamjet) Miriam Cani dhe Alban Skënderaj tregojnë për herë të parë djalin e tyre dhe shtëpinë si e kanë zbukuar për festa: Luks i madh!

Festat e fundvitit po afrojnë dhe atmosfera e tyre ka trokitur në shtëpinë e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt. Vetëm së fundmi, Miriami ka ndarë me ndjekësit videon më të ëmbël familjare.

Videoja në fjalë paraqet momente të saj, të Albanit dhe dy fëmijëve, Ameli dhe Duam. Familja shfaqet herë duke rregulluar pemën, herë duke u përqafuar ose puthur.

Duket se çifti kanë krijuar një atmosferë shumë të ngrohtë dhe magjike, me shumë drita, me zjarrin e ndezur në oxhak dhe shumë zbukurime festash.

“Festat po afrojne dhe midis kesaj atmosfere te bukur kemi deshire qe ne keto kohe te veshtira te ndajme me ju sa me shume pozitivitet”, ka shkruar Miriami krahas videos.

 

MË TË LEXUARAT

To Top