Lajme

Nënave që i kanë fëmijët emigrantë Lulzim Basha u jep premtimin e madh: Do ua kthej në Shqipëri në atdheun e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të hënë një takim me nëna të cilat i kanë fëmijët emigrantë.

Opposition in Albania warns for bigger protests

Gjatë bashkëbisedimit, disa nga nënat treguan historinë e tyre dhe u shprehën se kanë disa vite që kanë vite pa parë fëmijët e tyre.

“Unë jam nënë e dy vajzave. Njëra prej vajzave ka mbaruar gazetari me rezultate të shkëlqyera. Pasi nuk gjeti asnjë mundësi apo alternativë punësimi këtu, u detyrua të emigronte në Amerikë. Më falni! Ajo ka sot dhe një vajzë të vogël, të cilën unë e kam parë vetëm njëherë kur lindi. Pamundësia ekonomike e jona na detyron që t’i qëndrojmë larg”, tha një prej nënave e pranishme në takime.

“Edhe unë një familje si të gjithë shqiptarëve, familje e thjeshtë dy fëmijëve të mi kanë mbaruar juridikun. Kam dhe unë 6 vite që se kam parë”, tha një tjetër.

Basha pasi dëgjoi historitë e nënave u shpreh se ai ka një plan të qartë se si do rikthejë rininë në Shipëri dhe shtoi se kur ai të jetë në qeveri nënat do bashkohen me fëmijët e tyre.

“Edhe unë jam prind, nuk e kam provuar se ç’do të thotë 6 vjet pa e parë fëmijën, por duke qenë prind e kuptoj se çfarë ndjenje është. Cila është arsyeja e kësaj dhimbjeje? Është largimi i të rinjve. Cili është shkaku i largimit të tyre? Mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, mungesa e vendeve të punës.

Qeveria e ardhshme do të sjellë me të njëjtat përgjegjësi, siç silleni ju ndaj familjes, qeveria e ardhshme do të sillet ndaj Shqipërisë, me të njëjtën përgjegjësi siç sillen prindërit shqiptarë ndaj fëmijëve të tyre. Kjo duhet dhe kjo krijon shpresë, sjell shpresë tek vendi, sjell besim tek investitorët”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha - Wikipedia

MË TË LEXUARAT

To Top