Marie Robinson është një nënë 45 vjeçare nga qyteti Werlooville në Angli. Ajo humbi djalin e saj Jack nga një tu mor në t ru kur ai ishte vetëm 4 vjeç.
Jack ka një vëlla binjak Liam dhe 3 motra të mëdha. Ikja e Jack nga kjo botë ishte shumë e vështirë për të gjithë familjen dhe çdo përvjetor i v de kjes së tij është shumë e vështirë.
Tre ditë para përvjetorit të tretë nëna nuk u ndje mirë. Ajo u largua nga shtëpia dhe u lut shumë që djali që nuk jetonte më t’i niste një shenjë.
Pas orës 1 të drekës, ajo u largua nga zyra e saj dhe eci drejt var re zave. U ulu atje ku ishte djali i saj dhe një zog iu afrua. Ajo e mori zogun në dorën e saj dhe më pas ai e preku me sqepin e tij.
Nëna u prek aq shumë nga kjo skenë, saqë nuk i mbajti dot lotët. Ajo e mori këtë si një shenjë nga djali i saj dhe pretendoi se ky zog e bëri atë të ndjejë praninë e djalit të saj dhe e siguroi atë.
Marie më pas postoi videon që filmoi, e cila rastësisht u bë virale. Në të vërtetë, videoja është parë mbi 7 milion herë që kur është postuar.
Burimi: SantePlusMagazine/ Përktheu dhe përshati: Gazeta Korrekte.