Në spitalin Shefqet Ndroqi, ku po trajtohen të sëmurët me COVID-19, mëngjesin e kësaj të hëne është regjistruar rasti 5-të i personave që vetëhidhen nga ambientet ku po kurohen.
Vi ktima më e fundit, u raportua se ishte një 60 vjeçar nga Rrësheni, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte shtruar në spital.
Për këtë temë, u diskutua në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku një ndër të ftuarat, ishte psikologia Denada Toçe. Psikologia tha se personat e prekur me COVID, por edhe të tjerë, po kalojnë një periudhë tr aume sistematike, e cila vjen si pa sojë e situatës kaotike që po kalon bota sot. Ne nuk e dimë nëse këto simptoma janë të lidhura me situatën, apo kanë qenë prezent në jetën e individit.
Unë nuk mendoj që problematikat e shëndetit mendor, janë problematika që ne do i menaxhojmë gjatë, në këtë stres që ka kapur shoqërinë. Unë që herët kam sugjeruar të adaptojmë dhe të marrim shumë mënyra nga Evropa, shtetet fqinje, shtete që kanë pasur përvojë më të gjatë. Ne duhet të mbështetemi dhe në kulturën tonë, kushtet tona. Ne kemi kushte të tjera, të trajtimit të pacienteve dhe mentalitetit. Ne sot një nga arsyet kryesore që kemi një shpërndarje kaq të lartë, e kemi të vështirë të ndërgjegjësohemi që është real. Unë kam pasur sot të njëjtën thirrje. Për mua tra uma më e madhe është të shikosh neglizhencën e shoqërisë tonë, që jeta vazhdon, kjo më duket një mo him i realitetit.