Biznesmeni dhe njëkohësisht nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Maliqi gjithashtu ka qenë edhe konsull nderi i Meksikës, ndërsa në për më shumë se 30 vjet “Maliqi Group” ka vendosur shtyllat e suksesit duke krijuar shumë kompani në industri të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
Familjarët e tij kanë njoftuar se biznesmeni ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.
“Familja Maliqi me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thelle ju informon se ndërroi jetë Enver Maliqi. Miqtë, familjarët dhe opinioni gjithashtu i informojmë që v arr imi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid-19, në orën 13:45 te k va rre zat në Butel. Ju jemi falenderues për fjalët tuaja në këto momente të vështira për familjen tonë”, njoftojnë familja Maliqi.