Rifat Jashari sot ka një ditë të veçantë. Jashari feston datëlindjen e 74-të. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt Bekim Jashari. Njoftimi i plotë:
Sot ka ditëlindjen më i dashuri dhe më i respektuari ynë, ai që bashkë me balin Adem e babushin Hamëzen na mësuan e edukuan se si duhet punuar e sa kr ifikuar për Liri e Pavarësi. Me mixhën Rifat kemi banuar e punuar bashkë edhe në Gjermani, bashkë ishim edhe kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes sonë.
Mixha ishte afër meje në ditët më të vështira të jetës sime, ishin ditë plot dhimbje por edhe krenari. Sikurse shumë vellëzer e motra që na lehtësuan dhimbjen që ne kishim për më të dashurit tonë, që ia falëm lirisë së Kosovës. Urime ditëlindja mixhë, shëndet e mbarësi, të paqim gjatë!