Lajme

(Video) Pret para spitalit, shqiptari ta rrëqeth shpirtin: : Nëna po më ikën nga Covid-19, kam hallin e babit dhe vëllait një tampon nuk na kanë bërë

Në një kohë kur gjendja në spitalet Covid paraqitet e rë nduar, dhe gjatë mbrëmjes së djeshme u hap spitali Covid 4, shqetësimet e familjarëve të pacientëve vijojnë që të jenë prezente.

Hapet spitali Covid-3/ Manastirliu: Me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e pacientëve - ATSH -

Gazetarja e Fax News Fjona Çela është pozicionuar paraditen e sotme pranë spitalit Infektiv dhe atij Covid 3, ku familjarë presin me ankth që të dinë për gjendjen e të afërmve të tyre.

Disa prej familjarëve shprehen se informacioni që marrin nga familjarët është i pakët, ndërkohë që ka dhe akuza për mungesë të gjurmimit të rasteve.

Një qytetar nga Berati, i cili ka të shtruar nënën e tij, në gjendje të rënduar, shprehet se asnjë prej familjarëve të tij nuk i është marrë tamponi, edhe pse kanë qenë kontakte të afërta me të moshuarën, e cila edhe vetë është diagn ostikuar me covid, vetëm në sajë të skanerit që i është bërë.

“Unë jam nga Berati, jam këtu që të premten. Mamaja shkoi në spital, dhe e dërguan në shtëpi, nuk i dhanë asnjë kurë asnjë gjë. Kur shkoi në shtëpi i hipi temperatura, dhe i mungonte oksigjeni, e nisën me urgjencë nga Berati për këtu. Mua më bën përshtypje kjo, që në momentin që shtëpia ime është vatër zj arri, si nuk vjen një mjek që ti bëjë tamponin familjarëve të mij?

Ku e di unë, që nuk jam infektuar, nuk erdhi një njeri që të pyeste. Unë skam bërë tampon fare, kam ardhur direkt nga Greqia, as mamasë nuk i kanë bërë tampon, se gjendja ka qenë kritike, e panë gjendjen me skaner. Qysh nuk bëjnë tampone të njerëzve, e kemi i zoluar vëllanë, babanë, nuk i takojmë as ne të tjerët.

Nuk mund të flas për shërbimin, pasi nuk jam brenda, edhe mamaja nuk flet dot se është e ngarkuar, edhe psikologjikisht. Tamponi në Greqi është falas, këtu ta kërkosh me zor dhe nuk të vjen njeri në shtëpi. Unë kam fr ikë që të takoj vëllanë, mamaja po më ikën, por të paktën të mos kem edhe merakun e plakut. “, shprehet i re v oltuar qytetari.

MË TË LEXUARAT

To Top