Këtë herë ai zgjodhi Enxhin, ku ndryshe nga vajzat e tjera atë e takoi në një dhomë masazhi. Veç të tjerash, ata diskutuan për rëndësinë e pasurisë në një marrëdhënie, teksa Enxhi e shprehu hapur se paratë janë një aspekt shumë i rëndësishëm për të.
Bukuroshja nga Miloti gjithashtu i bëri masazh Saimirit, i cili u shpreh se nëse do t’i pëlqejë, do t’ia kthejë edhe ai masazhin.
Saimiri: Unë të mora se bëre gjithë atë reklamë, më the jam masazhiere e mirë, unë duke prit masazhin e jetës këtu
Enxhi: Ti do masazh plus
Saimiri: Tani po e bëre mirë, në fund ndoshta ta kthej unë masazhin
Enxhi: Si e ke syrin deri tani?
Saimiri: Deri tani mirë je, duhet pak më me ledhatim mos më thy esh ndonjë ko ckë gjithë dhu në
Enxhi: Si e do ledhatimin ti, këshu apo kështu?
Saimiri: Çfarë të ka tërhequr më shumë tek unë?
Enxhi: Të kam parë, më je dukur shumë i mirë, shumë simpatik dhe arsyeja kryesore që je një djalë shumë i suksesshëm.
Saimiri: Si e shikon ti pasurinë ose lekun në një marrëdhënie?
Enxhi: Shumë të domosdoshme. Jo në një marrëdhënie, në jetë. Është si një lloj çmimi që ty të përcakton se sa ke ecur në jetë. Jetojmë në një botë materialiste, çdo gjë është material.
Saimiri: Po nëse unë do isha një punëtor i thjeshtë?
Enxhi: Një djalë që është punëtor i thjesht nuk është se nuk do e zgjidhja që ai s’ka mundësi financiare, nuk do e zgjidhja sepse ai nuk është kaq karakter i fortë dhe nuk ka luftuar me veten. Në atë rrugën e jetës që është shkretëtira, ka ndaluar aty ku është rehat.
Më pas biseda mes tyre është mbyllur me një përqafim, teksa jashtë dyerve të dhomës së mazashit ka ‘plasur’ xhelozia nga vajzat e tjera.