Këngëtarja e njohur Fifi, së fundmi ishte e ftuar në emisionin ‘N’drrimi i natës’, ku foli ndër të tjera dhe për marr
ëdhënien e saj me të dashurin, të cilit së fundmi i ka kushtuar edhe një tatuazh.
Pjesë e sfidës ‘Haje ose thuaje’ ishte edhe Fifi, ku iu kërkua të listonte tre arsye, të cilat bëhën më shpesh shkak i zënkave mes saj dhe partnerit.
Fifi, pa vonuar shumë, tregoi se arsyet më të shpeshta janë për Instagramin apo mesazhet.
“Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet. Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin”, u përgjigj Fifi, duke lënë të kuptohet se në këtë mar rëdhënie ajo është xheloze.