Në një intervistë dhënë për presigjozen “Forbes”, duket se kreu i qeverisë ka deliruar paksa, teksa ka folur për përgjegjësitë që ka, kritikat që merr, si dhe për popullin “që i ka rënë në pjesë” për të drejtuar.
Sipas Ramës, mos hapja edhe një herë tjetër er negociatave për Shqipërinë, është “faj” i BE dhe jo i joni, ndërsa shtoi se si lider i vendit tonë, ai ndihet i vetmuar dhe se shqiptarët nuk e kuptojnë.
Pas BE-së, duket se fajin e kanë shqiptarët. Kryeministri thotë se shqiptarët nuk e kuptojnë dhe madje edhe si lider është i vetmuar.
“Më parë, kur isha kryebashkiak i Tiranës, nuk përballesha me të njëjtat përgjegjësi, të njëjtat kritika. Drejtimi im tërhoqi më shumë mbështetje dhe më lejoi të marr titullin e dalluar, “Kryetari më i mirë i Bashkisë në Botë” në 2004. Sot, si Kryeministër, unë jam më i ekspozuar ndaj jopopullaritetit sepse bëhet fjalë për fillimin e reformave strukturore në të gjithë vendin, duhet të jesh shumë edukues, i durueshëm, duke shpjeguar meritat e çdo veprimi. Në fund do të huazoj një citim tjetër nga Presidenti Mitterrand i cili foli, me të drejtë, për ‘vetminë e udhëheqësit’: Ishte e vërtetë dje, dhe është edhe sot.”-tha Rama.