Parodistët e Vlorës, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu ishin këtë të mërkurë të ftuarit e Bietës në “Ftesë në 5”.
Humoristët folën për parodinë e fundit që kanë bërë. Të pyetur nga Bieta, Agroni dhe Afrimi thanë se janë shumë mirë, por shtuan të prekur se situata e krijuar nga virusi “i ka hequr humorin nga buza”.
Afrim Agalliu: Ne jemi mirë deri tani. Në dorë të Zotit jemi.
Agron Hamo: Në fundin e tunelit duket ajo drita jeshile që shpresojmë që të gjithë në mbarë botës, të qërojmë sa më parë këtë flamë të mallkuar. Na e hoqi humorin nga buza.