Ditë zie për gazetarin Mero Baze. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Baze ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij, duke treguar edhe një histori nga fëmijëria e tij.
Baze shkruan se çdo moment kishte fr ikë se do ta humbiste, por ajo iku vetëm pasi ishte mjaftueshëm i rritur për të qënë pa të.
Statusi i plotë: Ikja e Nënës! Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vd esi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina. Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej. Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon. -Maman, -i thashë. Eshtë sëmur dhe do vd esi. Ajo më pa e t me rruar. -Kush të tha ty që do vd es? -Kështu thonë të gjithë. -Eja me mua. Ajo nxitoi në dy koridorë të ngushtë dhe unë pas 1 minute ishte tek dhoma e saj. Dhoma ishte e ngrohtë dhe ajo ishte veshurë me rroba me vija.
Kishte rritur gjashtë fëmijë me të ardhura mbijetuese. Ishte një kohë kur për ushqimin mund të shikoje ëndrra të bukura vetëm kur flije. Ajo jetë ja kishte bërë cop stomakun, të cilin në atë kohë e konsideronin sëmundje të rëndë. Pastaj kohët ndryshuan dhe nëna jetoi shumë mirë. Pas vitit 1991, kur jeta u përmirësua ndjeshëm, nëna nuk u ankua kurrë nga stomaku. Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë breng për të gjithë ne që la pas. Kisha një jetë të tërë që jetoja me fri kën se ajo do v diste dhe duket se fri ka ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm.