Rozë

Solli në jetë djalin në 28 nëntor/ Gruaja e këngëtarit shqiptar shkruan fjalë zemre: Falenderoj Zotit për djalin tonë dhe shqiptarët!

Më 28 nëntor, erdhi në jetë djali i Gold Ag dhe bashkëshortes së tij, Ermira Shkodra, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Kjo është gruaja e Gold Ag

Ermira ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto, krah së cilës shkruante disa fjalë zemre. Ajo tregoi tortën e veçantë që zgjodhën t’i bëjnë të birit, ku shkruhej: “Mirë se erdhe Gueril”.

“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili. Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin.

Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja,”- shkruan ajo.

Gruaja e Gold AG e mbuluar në plazh

MË TË LEXUARAT

To Top