Lajme

Këngëtari shqiptar bën mirë për popullin dhe të sëmurët/ Dhurohen 10 mijë euro për të blerë….

Këngëtari i njohur, njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, po vazhdon të ndërmarrë iniciativa të shumta humanitare në ndihmë të popullit.

Labinot Tahiri merr një vendim që nuk e ka pritur askush

Ai së fundmi ka bërë të ditur se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” ka vendosur t’u dalë në ndihmë spitaleve rajnale, të cilat po përballen me mungesë të oksigjenit për pacientët që po trajtohen me COVID.

Kështu fondacioni i tij ka ndarë 10 mijë euro për blerjen e bombolave të oksigjenit për spitalet e Kosovës.

“Në mungesë të oksigjenit nëpër spitale, dua të ju njoftojë se jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë. Ne si Bord i Fondacionit kemi vendosur për blerjen e bocave”, është shprehur ai përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

Labi përndryshe ka shprehur mbështetjen e tij humanitare gjatë gjithë pandemisë, fillimisht me furnizimin e maska, e më pas edhe me ndihmë monetare ndaj rasteve më në nevojë.

Labinot Tahiri: Kur kam thënë që s'ka virus, askush s'e ka ditur a ka a  s'ka – Lajmi.net

Labinot Tahiri dhuron 5 mijë euro për studentët | Iliria News Agency

MË TË LEXUARAT

To Top