Lajme

Super lajm nga Rusia! Propozohet që puna e grave në shtëpi të paguhet: Duhet të ketë barazi gjinore!

Gratë në Rusi duhet të marrin një rrogë për punën e tyre në shtëpi, ka deklaruar së fundmi deputetja e parlamentit Oksana Pushkina.

Deklarata e djeshme e Pushkina për radion Komsomolskaya Pravda, vjen mes thirrjeve ndaj qeverisë për rritje të nivelit të barazisë financiare mes burrave e grave, që tradicionalisht kanë shqetësuar shoqërinë ruse.

Zhvillimi vjen gjithashtu disa ditë pasi Skocia është bërë vendi parë që garanton produkte menstruale falas për të gjitha gratë që kanë nevojë.

“Iniciativa ime e ardhshme ligjore është pagesa për punën e shtepisë për të gjitha gratë”, tha Pushkina, e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, e gjithashtu zv. kryetare i komitetit të Dumës për familjen, gratë e fëmijët.

“Kjo nuk i aplikohet vetëm grave shtëpiake, por dhe burrave në rastet kur ata kryejnë punët e shtëpisë,” shtoi ajo.

Në fillim të vitit deputeti populist rus Vladimir Zhirinovsky u përpoq të avanconte një propozim të ngjashëm për të nxitur përqindjet e lindjeve në Rusi.

MË TË LEXUARAT

To Top