Lajme

U infektua me Covid-19 kur ishte shtatzënë, infermierja shqiptare takon vajzën pas një muaj: Mendova se mbylla sytë

Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sa kr ificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e i ntub uar nga COVID-19.

Italy coronavirus death toll surges past 1,000: Live updates | Europe | Al Jazeera

29-vjeçarja Silvana Rudaj ka treguar se u infektua me Covid në javën e 38-të të shtatzanisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta in tu bonin atë.

“Unë u sëmura në fund të marsit, ndërsa isha në javën e 38-të të shtatzënisë – thotë Silvana – dhe fillimisht u shtrova në spital ndaj Covid por dhe për an emi dhe hekur të ulët“.

Ajo arriti në dhomën e urgjencës me ethe dhe kollë, por pa sëmundje të tjeran shqetësuese, shkruan Corriere.it.

“Unë u shtrova në spital, por isha mirë, derisa situata filloi të shpejtohej me ethe të larta që me detyruan ta sillja vajzën në jetë me operacion cezarian“. Infermierja shqiptare tregon se vajza e saj erdhi në jetë me 29 mars, por dhimbja që ajo ndjente vetëm shtohej, duke mos e lejuar të shihte të voglën e saj.

“Në 24 orët pas lindjes unë bëhem gjithnjë e më keq, ndërsa shtoheshin problemet me frymëmarrjen dhe nuk kishte ardhur ende koha të dilja nga i ntubimi. Unë vetëm kërkoja me mirësjellje që të dërgoja një mesazh të fundit partnerit tim.

Momenti më i bukur për të ishte kur erdhi koha që ajo të përqafonte vajzën e saj në spital kur ajo ishte 1-muajshe. Një takim i parë me doreza, maskë, syze, por emocioni është ende i vështirë për t’u shpjeguar mga Silvana. Tani Silvana dhe Giulia janë bashkë duke gëzuar njëra-tjetrën me shëndet të plotë.

Coronavirus: Italy records highest death toll in 24 hours - Business Insider

MË TË LEXUARAT

To Top