Rozë

U tha se Ermal Mamaqi kërkonte 24 mijë euro që t’i ofronte shqiptarëve mësime si të jetonin, reagon: Gënjeshtër ja sa kushton!

Aktori i njohur Ermal Mamaqi ka marrë vëmendjen e ‘rrjetit’ me projektin e tij të radhës ku ofron trajnime dhe manual për mënyrën e jetesës dhe formimin profesional. Në disa reagime në rrjete sociale ‘u ma sakr ua’ pasi flitej për një paketë me 8 pika që arrinte në shumë 24 mijë euro për një vit dhe përfshinte:A do të largohet “Xing” nga Klan? Flet hapur Ermal Mamaqi – Dosja AL

1.24 takime virtuale me Ermalin
2.Dy drekë pune me Ermalin (3-4 orë)
4.Grup jo më shumë se 10 persona
5.Planifikim për të ardhmen
6.Pyetje/përgjigje për karrierë, biznes, jetë
7.Këshillim nga ekspertët e fushës
8.Grup ekskluziv

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala me anë të një statusi në Facebook ku ironizon ‘ofertën’ e Mamaqit për takimin me miliarderët dhe bisedat për disa orë me radhë.

“Keto dy drekat e punes, qe qenkan pjese e paketes, a i paguan Ermali a i paguajme ne qe deshirojme ta blejme kete oferte interesante? Edhe a dihet cka ka me pase per dreke? Gjithashtu kjo pika e trete po me josh tej mase. Cka ish kane fore me me dale ne takim Blerim Devolli e Shefqet Kastrati. Tybe e 700 tybe Jeff Bezosi nuk ka me kane aty.

Pika e pare pak problematike. Mos eshte shume bre 24 takime virtuale, plus qe zgjasin 1-2 ore. Cka flasim per dy ore Ermal? Me i bo bashke une 50 ore nuk flas me krejt popullaten brenda nje viti, e le mo me nje njeri.

Pika e peste shume interesante. Me e planifiku te ardhmen. Po me doket qe po e shoh veten ne zoom me Ermalin: Qysh po ia bojme per te ardhmen, a ki ide? Me me ngu mu e nderprene qat emision krejt, cka po te doket si ide? Jo zoti Berat kjo ka te beje me ty, une duhet me ta planifiku ty te ardhmen. Qy, qy.

Pika e tete, grup ekskluziv ne Facebook. Shkoi – shkoi 2020, kane mbete ma pak se 30 dite. Le te shtrengohemi edhe pak. S’kemi cka me bo”, shkroi Buzhala.

MË TË LEXUARAT

To Top