Rozë

Na thërrasin rrënjët të gjithëve, çika e Tropojës kthehet në shtëpi dhe bën thirrje: Të rinjtë shqiptarë duhet të mbrojnë tokën, vendin dhe të jenë krenar për ato treva

Çika e Tropojës u kthye në vendlindje. Albana Osmanin e enjtja e gjeti në Tropojë të Vjetër, qytezën ku kaloi fëmijërinë e saj së bashku me familjen.

Albana Osmani talks about leaving Top Channel - Showbiz dhe TV

Vizita e saj nuk ishte e paqëllimtë. Ajo u kthye në vendin nga doli edhe titulli i librit të saj “Çika”. Miqve në facebook u tregoi edhe banesën ku ka kaluar një pjesë të fëmijërisë. Ndërsa nuk nguroi të përcjellë dhe një mesazh për të rinjtë.

“Të rinjtë duhet të mbrojnë tokën, vendin dhe të jenë krenar për ato treva që i kanë rritur dhe të mos e mohojnë kurrë në jetë por ta ngrejnë sa më lart që është e mundur. Sot është një ditë e vranët, po bie shi, por unë ndihem shumë ngrohtë, jam në shtëpinë time.”

Kujtojmë që moderatorja Albana Osmani aktualisht po shijon suksesin e librit të saj të parë me titull “Çika në betejë artificiale”, të cilin, siç është shprehur ajo, ua ka kushtuar gjithë të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja.

Flet për 'brrylat', Albana Osmani vijon me kunjat për VIP-et: Unë kam  punuar fort, i di vlerat e mia – Dosja AL

Albana Osmani pranon një tufë të madhe lule dielli, por nga kush?! (Video)  - Indeksonline.net

MË TË LEXUARAT

To Top