Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Anës dhe Atdheut, një takim shumë emocionues. Dyshja pranuan se kanë kimi me njëri-tjetrin, çfarë u vu re dhe nga të tjerët në studio.
Atdheu u shpreh hapur që i pëlqen shumë Ana, për inteligjencën, bukurinë dhe humanitetin që e karakterizon. Më tej, ai e surprizoi në studio konkurrenten me një dhuratë shumë të veçantë.
Atdheu kishte regjistruar rrahjet e zemrës pas takimit me Anën dhe i dhuroi asaj një disk. Dhurata e tij emocionoi bukuroshen, e cila u shpreh se rrahjet e zemrës i qetësojnë shpirtin.