E ëma e Gold Ag ka festuar ditëlindjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në Instagram.
Ai ka ndarë një foto krah së shoqes dhe nënës, teksa shkruan se ata të dy i kanë bërë dhuratën më të bukur: një nip. “Urime ditëlindjen nënë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. Të paçim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar reperi.
Kujtojmë se Gold Ag dhe Ermira u bënë prindër për herë të parë vetëm para pak ditësh. Ermira solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Gueril.