Leximi

Vetë duket si kukull Barbi, nëna çon edhe djalin te mjekët plastikë: Dua ta bëjnë kështu si mua

Një mama që ka shpenzuar rreth $80 000 në operacione estetike, po i trashëgon të birit “dashurinë për bist urinë” duke i bërë si dhuratë një oper acion hunde për Krishtlindje.

Marcela Iglesias nga Los Angeles ka si idhull ‘Kukullën Barbie’, dhe tashmë po i mëson zakonet e saj të birit Rodrigo.
I biri 19-vjeçar duket se nuk pëlqen formën e hundës së tij dhe nëna e ka inkurajuar të bëjë ndërhyrjen “për t’u dukur më bukur” në fotot për mediat sociale.

Marcela thotë: “Ai ka sinjalizuar se nuk pëlqen formën e hundës së tij. Procedura do ta ndihmojë të jetë më i qetë kur del në fotografi.”

Nëna “e kujdesur” vazhdon më tej: “Ai ka provuar disa injeksione Botox në majën e hundës, por ato nuk zgjasin shumë. Më mirë sesa ta bëjë vetë, unë po e inkurajoj, që të mos jetë i zhgënjyer më pas, duke më thënë se nuk i dhashë mbështetje”.

MË TË LEXUARAT

To Top