Ditën e sotme, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ishte historia e një çifti të ri që kanë kaluar shumë vështirësi gjatë lidhjes së tyre.
Prindërit e vajzës, Manuelës nuk e kanë pranuar lidhjen e saj dhe ajo nuk e ka braktisur kurrë partnerin e saj, Semin.
Të gjithë janë kundër bashkëjetesës me Semin i cili është 10 vite më i vogël se ajo dhe i rritur në shtëpinë e fëmijës.
Ajo ka treguar se është shtatzënë në muajin e tetë, në pritje të një vajze, dhe ka ardhur për ti kërkuar falje partnerit të saj që nuk kanë mundur të shijojnë këtë periudhë të bukur për shkak të problemeve. Ajo i ka shprehur edhe një herë dashurinë mes lotësh ndërsa djali është emocionuar dhe nuk ka mbajtur dot lotët. Ai është shprehur se është ai që duhet ti kërkojë falje pasi ajo ka lënë gjithcka për të.
“Nuk kishim ç’të hanim, hanim bukë me sallatë jeshile. Unë i kërkoj falje asaj, sepse la një jetë të mirë për të ardhur me mua. Kur ka ardhur nga Greqia ka qenë vetëm me rrobat e trupit. Kemi menduar të ikim në Greqi për një jetesë më të mirë. Unë nuk kam një mbështetje. Manuela i ka prindërit në Greqi dhe i ka kundër lidhjes tonë. “, është shprehur ndër të tjera djali i përlotur.