Këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ku si rrallë herë ajo foli mjaft gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Soni ka kujtuar periudhën e adoleshencës, kur u bë dhe e njohur publikisht dhe përpjekjet e saj për t’u dukur e dobët të cilat e kthyen atë në anoreksike.
Soni Malaj: Duke qenë se unë fillova karrierën shumë shpejt, 14 vjeç unë kam hyrë në “Spirit Voice”, 15 vjeç ne dolën në skenë dhe isha pak e mbushur.
Nuk mund të them mbipeshë por e mbushur. Atëhere duhet të ishe sa më e dobët dhe fillova një lu ftë me veten. Fillova të kontrolloja veten dhe ndihesha mirë kur unë e kontrolloja veten. Fillova të kontrolloja veten, nuk haja ushqim. Një ditë kur po shkoja me mamin në një klinikë për të marrë disa analiza të mamit, më bie të fiktë nga e pangrëna dhe doktoreshat më sjellin në vete. Mamin e gjej duke qarë sipër meje sepse unë nuk kisha ngrënë, ndoshta që një ditë më përpara sepse unë haja shumë pak.
Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që ishin shenjat e anoreksisë?
Soni Malaj: Shenjat e para të anoreksisë sepse unë mundohesha sa më pak të haja, pija vetëm një kafe në ditë, ose kur haja mbaja ushqimin në gojë që të mos e kaloja poshtë që unë si e si të isha sa më e dobët, të isha si gocat e tjera të grupit.
Soni Malaj: Mami më është gjendur pranë, më thoshte lëri ato budallallëqet, duhet të vazhdosh të hash shëndetshëm dhe në fund në jetën time e gjeta ekuilibrin me palestrës që mos luf t oja me veten, por të lu fto ja që të kisha një trup sa më të shëndetshëm.