Aktori i madh i humorit shqiptar, Cekja ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko kush Luan’.
Sfidës “Ndaje ose Kovën” iu bashkua edhe aktori i humorit të cilit iu drejtua kjo pyetje: “Ceke si humorist me shumë vite karrierë, cilin do të konsideroje si humoristin e ri shqiptar më të talentuar dhe cilin si më pak të talentuar. Ndaj me ne dy emra në “Shiko Kush LUAN” ose kovën…”
Edhe pse Cekja ka ngurruar paksa në përgjigjen e tij dhe fillimisht ka thënë emrin e Rezart Veleshnjës, kapitenit të skuadrës blu, ndonëse ky emër nuk është pranuar duke qenë se është rregull i lojës, humoristi ka thënë:
“Gaz Paja si humorist i ri i talentuar dhe më pak i talentuar Zef Deda se e kam shok”. E kështu Cekja i Beratit i shpëtoi kovës me oriz që e priste…