Lajme të ëmbla nga Devis Xherahu dhe partnerja e tij, modelja Ertemiona Mejdani. Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, në mënyrë private.
Përmes një postimi në Instagram, ishte vetë Devisi ai që dha këtë lajm të bukur duke postuar dy foto, një me Ertemionën e një foto të duarve të tyre duke treguar unazat.
“Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizimi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemiones është te plakemi bashkë jeta ime”, shkruan Devisi. Çifti janë krah njëri-tjetrit prej 9 vitesh.