Pak ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Ata publikuan disa foto të ëmbla në rrjete sociale, duke shkruar: “Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë!”
Së fundmi, Almeda ka biseduar me ndjekësit rreth shtatzënisë së dytë dhe ka treguar se nuk e kishin planifikuar dhe erdhi surprize. “Me apo pa plan? Se mua më erdhi pa plan dhe ishte më mirë se rriten shumë shpejt.”- pyeti një ndjekëse.
“Pa! Por sigurisht që shumë e lumtur dhe pse surprizë”, u përgjigj Almeda.