Rozë

Fotot/ Tea dhe Andi njiheshin para se të shkonin në ”Përputhen”? Sqarohen të gjitha ja si është e vërteta e fotove që nxorri Shqipja

Shqipja ka postuar një foto të Andit dhe një vajze që ajo pretendon se është Tea, ku shfaqet kjo e fundit duke e puthur në faqe, që nëse rezulton të jetë e vërtetë nënkupton se dyshja njihej prej kohësh, gjë që bie ndesh me rregullat e programit.

Shqipja ka etiketuar në postim edhe dy personat që ajo po akuzon për mashtrim. Ditën e sotme, në emisionin “Për’Puthen” Tea dhe Andi kanë kanë përgënjeshtruar këtë lajm të dhënë nga Andi.

Andi ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe ka thënë se këto foto janë shkrepur në Gjermani, kur Tea ka qenë 16 vjeç, ndërkohë që Tea ka konfirmuar se ka qenë në Fier duke ndjekur shkollën në atë kohë.

Më tej, Tea shton se në fillim e mori si një shaka, por u qetësua kur doli në dritë e vërteta. “E mora shaka, por në fakt e pash që po bënte aq shumë bujë dhe njerëzit po e besonin s’po dija si të reagoja. Pa pasur asgjë personale mundohet të hedh baltë mbi mua. Por shumë shpejt u zbulua e vërteta dhe jam qetësuar”.

Ata i bëjnë të dy thirrje Shqipes të heq dorë dhe të mos kërkojë vëmendje, ndërsa Tea thotë se xhelozia për Andin ka qenë ajo që e ka shtyrë të gënjejë për diçka të tillë. Për të qenë më transparentë, në studio është bërë një krahasim midisi profilit të Teas dhe vajzës që shfaqet duke puthur Andin në foto dhe duken qartë dallimet mes tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top