Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan ka nisur me xhelozi, debate e tensione, teksa Saimiri kishte zgjedhur që këtë herë t’i ftonte vajzat në një takim në disko.
Disa prej tyre kanë ndarë skenën me 33-vjeçarin duke kërcyer, ndërsa nuk kanë munguar as komentet negative nga konkurrentet e tjera.
Drita u shpreh se shumë prej vajzave pr ovok uan në kërcim, teksa thekson se situata kaloi në vul gar itet. Enxhi ka qenë një prej konkurrenteve që kërceu me “princin” e Love Story, duke qenë se prej vitesh është marrë me balet.
“Saimir unë kam katër vite që kërcej, merrem me balet. Kam punuar dhe si balerinë kështu që ti vetëm rri sot”, u shpreh ajo.
“Për të gjithë ato vajza që mendojnë që ajo që bëra unë ishte vu lgare, mendoj se duhet të jenë njëherë në profesionin tim për ta kuptuar që kërcimi është art, është diçka shumë e bukur, unë i kam kushtuar gjithë jetën.
Ato mendjet e ngushta që mendojnë që një kërcim mund të jetë vulgar, më vjen shumë keq për ata që nuk e shijojnë jetën”, deklaroi Enxhi.