Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora aktori i humorit Ermal Mamaqi ndërhyri në emision pasi emri i tij u lakua në emision.
Mamaqi: Do të ishte më etike që të më kishte thënë se do ta bëja emisionin dhe të futesha me video. Unë kam televizion tim që e kam ne celular dhe e kam 24 orë. Unë doja t’u ktheja përgjigje atyre persona që nuk kontrollojnë dot veten e tyre.
Jam i prekur nga ato epitete që janë përmendur. Ajo që unë po bën nuk prek dhe nuk shqetëson askënd. Unë eksperiencën time në karrierë, si njeri dhe si biznesmen, e kam përmbledhur në një paketë së bashku me profesionistë.
Ajo që është transmetuar nga paketa është thjeshtë një prezantim, një pjesë e shkurtër e një prezantimi shumë të gjatë.