Balerini shqiptar Kledi kadiu që po pu shton skenat italiane sot ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij në emisionin ‘Ditë e re’.
Ai ka ndarë historinë e mbërritjes së tij në Itali gjatë viteve 90 , vështirësitë që ka hasur në fillim, nga malli për familjen dhe deri te punët që ka bërë. Kadiu ka treguar se për t’i bërë ballë jetës është detyruar që të punojë edhe murator.
“Në Itali ishin sa krifica të tjera, sakr ifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës . Kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar. Ja gjithë këto janë sa krifica, por këmbëngulja dhe pasioni kur ke për zanatin kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla”, shprehet balerini.
Për Kledin sakrificat dhe vështirësitë që kalon njeriu në jetë e bëjnë atë të dijë vlerën e suksesit dhe të ketë një mendim krejt tjetër për të ardhmen.