Leximi

Prindërit nuk kishin mundësi t’i blinin vajzës fustan për festë, vëllai i saj bën mrekulli: Ia bën me duart e tij fustanin

Ndonjëherë, kur duket se dëshirat tona nuk do të bëhen kurrë realitet, ndodh një mrekulli dhe ne marrim pikërisht atë që duam.

Image

Dhe historia në artikullin tonë nuk bën përjashtim. Bëhet fjale për një vajzë, prindërit e së cilës nuk kishin mundësi t’i blinin apo edhe t’i merrnin me qira një fustan për mbrëmjen e maturës, duke mos i lënë rrugë tjetër përveçse të humbiste mbrëmjen, kur ndodhi një mrekulli.

Duke parë motrën e tij të trishtuar, vëllai i vajzës, Maverick Francisco Oyao, ndërhyri për ta ndihmuar dhe vendosi ta bënte vetë veshjen nga materialet që arriti të blinte.

Historia u bë tepër e njohur në Facebook, ku Maverick ndau të gjithë procesin krijues. “Dhe këtu jam me motrën time. Nuk e prisja ta përfundoja me kohë. Unë madje dyshoja nëse mund ta bëja këtë apo jo sepse koncepti ishte i ndryshëm nga ajo që bëra. Jam i lumtur që shoh motrën time të lumtur. ”

Image

Image

Image

MË TË LEXUARAT

To Top