Melisa dhe Sindi janë përfshirë sërish në një debat të a shpër në studion e “PërPuthen”.
Ndërsa po komentonte rreth takimit të Melisës me Mevlanin, Sindi në një moment përdori frazën “vajzat si Melisa”, gjë e cila irritoi jo pak këtë të fundit.
Melisa iu drejtua ashpër, ku i tha “mos e zgjat më”, ndërsa Sindi në përpjekje për t’u justifikuar tha se po fliste për “fenomenin”, duke shtuar se me frazën “vajzat si Melisa” e kishte fjalën për vajzat e shkathëta që nuk e kanë problem të flasin për s*ksin. Ndërkohë Melisa iu drejtua sërish duke i thënë “unë nuk jam fenomen”.