Japrakë me lakër turshi Përbërësit: 1 lakër(turshi) 500 gr mish i grirë, 2 kokrra qepë, 2 thelpinj hudhër, 2 fk oriz, 1 lç piper i kuq, Kripë dhe piper i zi, 5-6 lgj vaj ulliri.
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë gjethet e lakrës nga kërcelli, i shpëlajmë me ujë dhe i lemë mënjëanë.
Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe së bashku me hudhrën e kaurdisim sa të zbutet pak me një lugë vaj ulliri. Në një tas vendosim mishin e grirë, shtojmë në të qepën e kaurdisur, orizin, kripën, piperin e kuq dhe piperin e zi. I përziejmë mirë dhe fillojmë të mbushim gjethet e lakrës turshi. Vendosim në tryezën e punës një gjethe lakër mesatare, vemë një lugë gjelle kimë në qendër dhe fillimisht kthejmë anët dhe më pas e mbështjellim role.
Në një tenxhere grijmë 2-3 gjethe lakër dhe mbi to vendosim me rradhë japraket duke mos i lenë ato të lira. Pasi ti kemi përfunduar i spërkasim me 3 lugë vaj ulliri dhe më pas i nbulojmë me ujë të nxehtë. Vendosim një pjate mbi japraket për ti fiksuar mirë, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe i lemë japrakët të ziejnë në temperature mesatare për 50 minuta.