Paketa e trajnimit e Ermal Mamaqit është kthyer në një çështje debati edhe në studiot televizive. 2 ditë më parë Mamaqi ndërhyri live në emisionin ‘PolitikOn” të Alfred Lelës dhe shpjegoi se posteri në fjalë nuk ka dalë nga ai dhe nuk është zyrtar për trajnimet që do të kryhen. Ndër të tjera Ermali u shpreh i fyer nga fjalët e të ftuarve në studio, që sipas tij i veshën epitete nga më të ndryshmet.
Mesa duket Ermalit nuk i ka dalë ende inati dhe sot ka bërë një reagim të gjatë kundër Laert Vasilit. Ky i fundit ishte i ftuar në “PolitikOn” dhe vuri në dukje gabimet drejtshkrimore në posterin e Ermalit e nuk ngurroi të bënte dhe ironi me to.
“Pra ky njeri thotë që është trajner, life coach dhe do 24 mijë euro në vit që të hysh me vetulla dhe të dalësh pa sy, sepse me këto gabime drejtshkrimore… Ngaqë është aktor humori, mendoj se e ka nxjerrë me humor. Nuk duhet marrë seriozisht. Unë nuk jam pedagog gjuhë-letërsie, fatmirësisht ka qenë im-atë prej të cilit kam ngrënë shumë çoka në kokë që të mësoj shqip”, u shpreh Laerti.
Pas emisionit Ermali ka reaguar sërish, këtë herë i revoltuar kundër Vasilit. Ai ka publikuar një foto të vjetër të aktorit të humorit, ku shihet i shtrirë në një krevat spitali kur u d hu nua vitin e shkuar pas një sher ri me artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Mamaqi ja ka kthyer gati me të njëjtën monedhë duke e ironizuar Vasilin për dhunën që i është ushtruar e që sipas tij e ka lënë me trauma.
“Laert me dhim bsesh… Më vjen keq që ke ngrënë ço ka nga babi. Fatkeqësisht dhu na atëherë ka qënë modë.