Ushqime

Kjo është receta sekrete për të bërë krem karamelin më të mirë, të gjithë shefat e mbajnë të fshehur: Bëheni kështu dhe do lëpini gishtat

Përbërësit për kremin: 300ml qumësht me yndyrë, 2 kokrra vezë, 30-40g sheqer Për karamelin: 70g sheqer • 40ml ujë

Kolay Krem Karamel Tarifi | Yemek Ye

Përgatitja e kremit: 1. Ngrohim qumështin në një tenxhere të vogël. 2. Rrahim vezët dhe sheqerin për një minutë, shtojmë qumështin e vakët dhe vazhdojmë t’i përziejmë me rrahësin e vezëve. E lëmë mënjanë.

Përgatitja e karamelit: Duhet të bëni kujdes, sepse karameli mund të ngrijë nëse nuk e ndiqni recetën si duhet.

Sheqerin e hedhim në një tenxhere të vogël që nuk ngjit. E lëmë të shkrijë në flakë të mesme, por pa e përzier me lugë, mjafton të rrotullojmë tenxheren.

Kur sheqeri të tretet plotësisht dhe të marrë ngjyrë, shtojmë pak nga pak ujin dhe vazhdojmë e përziejmë me rrahësin e vezëve derisa të bëhet homogjene.

E heqim nga zjarri dhe e shpërndajmë te të katra masat. Hedhim kremin që lamë mënjanë nëpër format me karamel, i vendosim në një tavë të mbushur me ujë. I pjekim në furrën e ngrohur paraprakisht në temperaturën 160°, për 40 minuta. I lëmë të ftohen në temperaturën e ambientit dhe i futim në frigorifer. Para se t’i shërbejmë, kalojmë majën e thikës anash kremit që të dalin pa vështirësi nga format kur t’i përmbysim në pjatat e ëmbëlsirave.

Krem karamel tarifi - Krem karamel nasıl yapılır?

MË TË LEXUARAT

To Top