Pas Ardit Gjebreas dhe Rudina Magjistarit, edhe Aurela Gaçes i është përdorur emri dhe identiteti për të m as htruar në rrjete sociale.
Një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.
Pasi është vënë në dijeni të një mashtrimi të tillë, Gaçe ka njoftuar menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes.
Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u mash troni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur. Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vjedhin. Raportojeni, raportojeni!”, shkroi këngëtarja.