Ka nisur tashmë java e peste e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa konkurrenca po rritet nga puntata në puntatë dhe emocionet po shtohen.
Kësaj here Saimiri ka zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën.
Ata janë takuar në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë, për t’ju shmangur kamerave të produksionit.
Silvana dhe Saimiri kanë folur pak për udhëtimet, një element që u pëlqen të dyve, por shumicën e kohës dyshja e ka kaluar mes përqafimeve, çokollatave, verës dhe puthjeve.
Silvana: Jam pak e emocionuar sot, jam pak në ankth. Po më fut në siklet!
Saimiri: Pse? Në ankth? Çfarë më the aty kur more trëndafilin?
Silvana: Ah po, u mërzita. Pse në fund?
Silvana: U mërzita thashë. Sot jam në paqe. Jam në sikl et, jam sk uqur. Bëj diçka!
Saimiri: Dua të jesh sa më komode.
Silvana: Nga anon më shumë, nga Gjermania apo Shqipëria? Se të kanë thënë që je shumë i ftohtë, je i largët.
Saimiri: Jo unë jam shqiptar në këtë drejtim, jam shumë njeri i nxehtë. Në çfarë vendi rri ti?
Silvana: Në Bologna, por tani jam transferuar në Milano me motrën.
Saimiri: Kam qenë në Milano, pashë Interin me Barcelonën. Çfarë vendi ke qejf të shkosh?
Silvana: Në Meksikë, e kam shumë fiksim.