Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë, lajm të cilin e bënë publikë vetë ata pak javë më parë.
Almeda është në pritje të një vajze e këtë e ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm me një video shumë të ëmbël.
Në të shfaqet Tolgahan, i cili hap një kuti dhe gjen një veshje për bebe ngjyrë të kuqe.
“E bekuar”, shkruan Almeda krah videos duke marrë urime të shumta.