Prej kohësh në media flitet për lidhjen e Fifit me një djalë me emrin Xhuljo, të cilin ajo me përkëdheli e thërret “Stracciatella”. Mirëpo së fundmi kanë nisur thashethemet se dyshja janë ndarë.
Fifi nuk e ndjek më Xhuljon në Instagram teksa dyshimet për ndarje kanë nisur edhe nga përgjigjet e këngëtares.
E pyetur nga fansat: “A je e lidhur?”, Fifi është përgjigjur shkurt “Jo” duke mos dhënë më shumë detaje.