Një takim tepër romantik ishte ai mes Melisës dhe Fatjonit, që u transmetua ditën e sotme në emisionin “Për’puthen”.
Në pjesën e dytë të takimit dyshja nisin të flasin rreth martesës dhe një të ardhme së bashku. Ajo çka bën përshtypje në të gjithë këtë bisedë është fakti se Melisa do i ftojë të gjithë në dasmën e saj përveç njërës, Sindit.
Menjëherë pas kësaj deklarate nisin debate të ashpra në studio. Melisa: Dihet botërisht antipatia ime, ja e ndjen vet.
Bora: Pse s’duhet të jetë Sindi në dasme. Sindi: Uroj që Melisa të gjej njeriun e duhur në jetë dhe ta kaloj atë altar një herë në jetë edhe pse e ve në dyshim
Melisa: Antipati për ofendimet që bën. Tu rp të vij që edhe altarin e përdor për ofendim. Vetëm violinës ke mësuar me i ra.
Sindi: Zemër të lutëm mos ngri zërin dhe diskutojmë si njerëz, nëse. Melisa: Nëse do ishim në jetën reale do nxirrja anën time më të keqe.
Sindi: Edhe unë kam anën time më të keq. Melisa: Ka më shumë se kaq. Sindi: Pse duhet të cënohem për këtë mendim. Melisa: Si të më thuash k*rvë mua edhe mos e marr si ofendim. Sindi: Ki kujdes me tonet se siç bërtet ti mund të bërtas dhe unë.