Ushqime

Ju del gjithmonë keq? Provoni këtë recetë të shefes shqiptare të kuzhinës dhe do u dal tiramisuja aq e mirë

Sado të mira të jenë variantet e sofistikuara që kanë ardhur me kohën, tiramisuja klasike ngelet e preferuara e atyre që e kanë pëlqyer gjithmonë. Përgatitja është fare e thjeshtë por duhet të keni përbërës të mirë e të freskët që ta kuptoni se për çfarë po flasim.

The original tiramisu recipe: classic version | Alitalia Discover Italy

Nga Linda Fishta. Përbërësit për 6-7 persona:

(tavë drejtkëndëshe 30×20 cm) 500g djathë Mascarpone

• 6 vezë të freskëta në temperaturë ambienti (të verdhat veç nga të bardhat)

• 120g sheqer

• 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer

• 300-400g biskota Savoiardi

• kakao e hidhur për spërkatje

Përgatitja:

Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.

Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik një deri në dy minuta.

Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë te tasi I kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri.

Biskotat i lagim te kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi.

E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë. Sipas dëshirës, në momentin që e shërbejmë mund ta zbukurojmë me çokollatë të zezë të copëtuar.

Tiramisu - Simply Delicious

MË TË LEXUARAT

To Top